
Avokati Eugen Beci i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV duke folur për aferën e sterilizimit ka shpjeguar se nga pikëpamja juridike që të shkohet nga shpërdorimi i detyrës tek korrupsioni duhen provat, gjë të cilën sipas tij, prokuroria nuk po e provon dot.
Ai tha se nëse nuk ke prova nuk flet dot për korrupsion dhe se prova e prokurorisë shkon deri te shpërdorimi i detyrës.
Nga pikëpamja juridike që të shkohet tek korrupsioni fillimi hetimeve është vetëm ky por duke pasur në konsideratë kohën e gjatë të kryerjes së hetime, kohën kur është kryer vepra penale mund të hyjnë në lojë dhe institute të tjera që është parashkrimi për vepra penale konkrete, siç mund të ishte për shembull shkelja e barazisë në tender, ndërsa shkelja e detyrës ka një parashkrim më të gjatë se ka parasysh llojin e dënimit që është mbi 10 vjet.
Në këtë formë duke qenë se veprimet konkrete të një personi të cilat mund të konsistojnë dhe në mosveprime për të realizuar qëllimin që ishte realizimi i këtij koncesioni me pasoja në dëm të shtetit, sigurisht nga pikëpamja ligjore cilësohen vetëm si shpërdorim detyre.
Ndërsa referuar faktit të shpërdorimit të parave, në pikëpamje ligjore nëse nuk ke prova nuk flasim dot për korrupsion. Prova e prokurorisë vete deri te shpërdorimi i detyrës dhe nuk vërteton dot nëse Beqja ka marrë apo jo para.



