Hoxha: Veliaj s’ka shanse të kthehet në detyrë. Rama po merret me çështje lokale, sillet si kryetar bashkie (VIDEO)

Hoxha: Veliaj s’ka shanse të kthehet në detyrë. Rama po merret me çështje lokale, sillet si kryetar bashkie (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha deklaron se çështjet e nisura nga drejtësia duhet të çohen për gjykim sa më shpejt të jetë e mundur, kushdo të jetë personi nën hetim.

Ai deklaroi për “MCN Live” se nuk beson se kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj do i ndryshohet masa e sigurisë. 

Ndërsa për Edi Rama, Hoxha tha se Partia Socialiste po punon për zgjedhjet e vjeshtës në katër bashki dhe kjo tregohet me faktin se Kryeministri nuk po merret më me çështje kombëtare por me çështje lokale dhe po sillet si kryetar bashkie i çdo qyteti të Shqipërisë, duke filluar nga Vlora.

Nuk e kthen më Erion Veliajn në detyrë, për këtë jam i qartë. Nuk ka shanse që Veliaj të kthehet në politikë. Masën e sigurisë së Veliat e ka bërë një pjesë e medias, mediat online kanë qenë sponsori kryesor. 

Masa e sigurisë që është kërkuar nga SPAK, nuk është ndryshuar nga gjykatat e tjera. Gjykata deri tani ka treguar se nuk e ka kundërshtuar SPAK. U përdor një letër e nënës së zotit Veliaj që ka gjithë të drejtën e vetë për ta bërë këtë gjë, patjetër dhe ajo i ndjen pasojat e kësaj mase sigurie që është marrë. Por deri tani SPAK nuk e ka ulur ritmin për ta mbajtur Veliajn brenda, por sa herë është shkuar për të zbutur masën e sigurisë, SPAK më tepër e ka rënduar me akuzat. 

Nuk merresh thjesht që po kundërshton SPAK, por po kundërshton drejtësinë. Te kjo fazë paraprake SPAK i qëndron masës së sigurisë. Vazhdimisht SPAK fton në shkallët e gjyqësorit. Problematika që kemi me Veliajn është se vazhdon të jetë kryetar i bashkisë së qytetit.

 Kemi ngelur në ngërç, Veliaj nuk e jep dorëheqjen dhe vazhdon të jetë në detyrë, kërkon të ushtrojë detyrën, por nuk e lënë. Partia Socialiste po punon për zgjedhjet e vjeshtës se janë katër bashki, përveç Tiranës, është bashkia e Tepelenës, Beratit dhe e Matit. 

Po ta shikoni Kryeministri nuk po merret më me çështje kombëtare por me çështje lokale dhe po sillet si kryetar bashkie i çdo qyteti të Shqipërisë, duke filluar nga Vlora. Kryeministër ço ujë në Vlorë, jo drejtorë. Ky është detyrimi që ke ndaj qytetarëve.

 Të thuash perla e turizmit, kur nuk ke ujë? Ia i hoqe drejtorët dhe solle të tjerët, po uji a erdhi? Përpjekja më e madhe nuk është si t’i çojë ujë Vlorës, po si ti çohet uji resortit në Palasë, duke ia marrë Tragjasit. Pse nuk ia çon ujin e Tragjasit Vlorës, po ia çon resortit? Se nëse resorti ka nisur për 200 vila dhe sot ka shkuar 500, se duan pishina me ujë të ëmbël apo me të kripur.

Primare në Vlorë nuk është a do ketë ujë resorti, por a do ketë Vlora, a do furnizohet me ujë, se ti mban pjesën kryesore të turizmit në atë vend. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy