Me 80 vota pro Gramoz Ruçi është zgjedhur sot kryetari i ri i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Ruçi mori 74 votat e PS, 3 nga PDIU dhe 1 te Tom Doshit.
19 deputetët e LSI nuk kanë votuar fare, teksa 43 deptutetët e PD e kishin shprehur më herët votën e tyre kundër.
Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se për mazhorancës, e cila është parti e vetme në pushtet sapo kanë filluar përgjegjësitë, ndërsa nga ana tjetër u ka bërë thirrje dy opozitave që ti bashkohen Kuvendit për të gjitha ligjet dhe reformat që do të ndërmerren.
“Dëshiroj të shpall që në fillim se gjatë zbatimit të kësaj detyre do të jem garant Kushtetutës së Kuvendit të Shqipërisë. Për qytetarët Kushtetuta është themeli i të drejtave. Kuvendi është i vetmi institucion pluralist.
Në kushtet kur qeverisja po ushtrohet vetëm nga një parti, ishte vullneti i popullit qe ia delegoi qeverisjen vetëm një partie. Kjo parti do ti kthejë qytetareve duke bërë ligje dhe reforma që do t’u vijnë në ndihmë. Fitorja nuk është gjithçka por vetëm fillimi i përgjegjësive. Nga ana tjetër u bëjë thirrje opozitareve që t’i bashkohen këtij tempulli. Opozita nuk i shërben shumicës dhe qeverisë, por qytetarëve. Ata presin nga të dyja opozitat që të kontrollojë qeverinë”, tha Ruçi.
Më tej Ruçi deklaroi se "Ky Parlament do të nxisë dhe mbështetë thellimin e reformave të mëdha. Ne do të shpien deri në fund, reformën në drejtësi dhe procesin e Vettingut për të mos lejuar që interesi publik, qytetar, ekonomia dhe mirëqenia e këtij vendi të vazhdojë të përkeqësohet, të tallet apo sfidohet nga një grusht politikanësh, zyrtarësh, prokurorësh dhe gjyqtarësh të korruptuar".



