Vathi pesimist për çeljen e sezonit turistik: Nuk varet kjo nga ne, por nga shtetet që kanë mbyllur kufijtë me Shqipërinë (VIDEO)

Vathi pesimist për çeljen e sezonit turistik: Nuk varet kjo nga ne, por nga shtetet që kanë mbyllur kufijtë me Shqipërinë (VIDEO)

Shqipëria do të hapë dyert për të gjithë turistët, pa pasur nevojë që të dorëzojnë asnjë dokument lidhur me Covid-19. Lidhur me një vendim të tillë në turizmin vendas Besnik Vathi, anëtar i bordit drejtues i Shoqatës së tur-operatorëve të Shqipërisë tha për MCN TV se nuk do të ndikojë pasi siç u shpreh ai “nuk varet kjo nga ne, por nga shtetet e tjera që i kanë mbyllur kufijtë drejt Shqipërisë”. Vathi gjithashtu kritikoi mbajtjen mbyllur të kufijve me Greqinë nga ana e këtyre të fundit duke e cilësuar këtë si absurditet.

Intervista e plotë:

Vathi, a e shihni pozitiv këtë vendim të Ministrisë së jashtme për Turizmin në vendin tonë, si pritet të ndikojë?

Vathi: Do ishte për tu përshëndetur nëse do ishte vendim i ri, por Shqipëria që prej vitit të kaluar i ka pasur kufijtë e hapur. Nëse do të ndikojë kjo për turizmin unë nuk jam shumë optimist sepse ne e kishim të hapur dhe nuk pati ndryshim. Nuk varet kjo nga ne, por nga shtetet e tjera që i kanë mbyllur kufijtë drejt Shqipërisë. Turizmi shqiptar ka humbje të mëdha nga këto bllokime. Ne e kemi përshëndetur qeverinë pasi këto vendime kanë qenë në ndihmë por tek ne kërkohet një diplomaci për të lobuar që vendet e tjera ta njohin situatën pozitive të pandemisë në Shqipëri. Kjo situatë i duhet bërë e ditur shteteve të tjera në mënyrë që vendi ynë të përfitojë. Nëse turizmi ka si peshë specifike vendet e europës perëndimore ato po mungojnë.

A duhet të veprojnë autoritetet tona edhe në drejtim të bindjes së vendeve të tjera që shqiptarët të kenë mundësi të udhëtojnë drejt vendeve të tjera?

Vathi: Turizmi është marrëdhënie e ndërsjellë që ashtu siç dëshirojmë të vijën të huaj dëshirojmë edhe të lëvizim jashtë. Mbajtja e kufijve Shqipëri-Greqi të mbyllura nga ana e Greqisë është një absurditet, dhe ky absurditet bëhet më i madh kur shikon që i kanë hapur me Maqedoninë e Veriut. Këtij absurditeti i duhet dhënë fund. Edhe me Italinë duhet bërë përpjekje sepse jo vetëm shqiptarët që jetojnë në Itali mund të vijnë por edhe shqiptarët të cilët dëshirojnë të dalin jashtë.

Sipas informacioneve tuaja, cilat kategori do të mund të lejohen të udhëtojnë jashtë vendit, dhe me ç’dokumente?

Vathi: Vazhdojnë të jenë të njëjtat që kanë qenë. Në vendet e Europës vazhdojnë të lëvizin personat me leje qëndrimi, bëhet tamponi dhe në disa vende edhe karantinë. Nuk lejeohet për arsye turistike por për arsye jetike. Vendet që lejojnë lëvizje të lirë për turitët janë Turqia, Dubai që kërkon vetëm tampon dhe Egjipti. Lista është tepër e kufizuar dhe kushtet vazhdojnë të jenë shtrënguese.

Cilat janë pritshmëritë tuaja, si do të jetë ecuria e turizmit këtë vit në vendin tonë, në krahasim me vitin e kaluar? A do të jetë sërish turizmi patriotik shpëtimtari ynë në këtë sektor?

Vathi: Nuk kam më dëshirë të bëj krahasime me vitin e kaluar sepse ishte zero. Këtë vit do jenë rreth 800 milionë më poshtë se vitin e kaluar. Nuk parashikohet ringritje. Një turizëm vjetor vetëm me një sezon që ka Shqipëria është e pamjaftueshme.

Pasnesër pritet të nisin shembjet e ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare. Ju si e shihni këtë nismë të qeverisë, a mund të ketë pasoja në mbarëvajtjen e sezonit turistik?

Vathi: Nuk do isha kundër prishjes së ndërtesave, por nuk është mirë të bëhen në periudha sezoni. Është situatë e përsëritur dhe nuk e shoh si vendim në të mirë të turizmit të Shqipërisë, por nga ana tjetër nuk mbështes edhe vendimet për leje ndërtimesh që shkelin strategjinë për një turizëm të suksesshëm edhe në vijën bregdetare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy