Në Rumani, sot u regjistrua viktima e parë e epidemisë së koronavirusit. Siaps mediave, viktima është një burrë 67-vjeçar që vuante nga kanceri në fazën e fundit.
Katër ditë më parë ai kishte rezultuar pozitiv ndaj në Covid-19 dhe ishte shtruar në spital në Craiova në jug të vendit. Deri më tani në Rumani janë raportuar 367 infeksione me koronavirus. Gjendja e jashtëzakonshme në vend është shpallur që më 16 mars.



