Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për medie tha se institucionet e vendit janë të gatshme për rifillimin e dialogut me Serbinë.
Ai tha se është optimist qe marrëveshja do të ndodhë këtë vit. Thaçi theksoi se e vetmja mënyrë e dialogut me Serbinë do të jetë njohja reciproke e cila i hap rrugë vendit edhe për liberalizim të vizave.
I pari i shtetit potencoi se SHBA është mbrapa Kosovës.“Shpreh mirënjohje dhe jam i inkurajuar për heqjen e çdo preteksti që Serbia e ka krijua robër tinikur dialogut. Kosova e ka të qartë se çfarë kërkon në dialog, do të thotë njohjen reciproke dhe është bashkë me ShBA-në. Nuk kemi se çfarë të hezitojmë jemi në rrugën e sigurt. Duhet të lëvizim sa me shpejt në ketë drejtim që të jemi pjese e NATO dhe BE-së që ta konsolidojmë shtetin në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar”, tha ai.
“Jam optimist që gjerat do të lëvizin në drejtim të duhur dhe kam besim të plotë në SHBA. Destinacion im është i qartë që të jemi pjesë e BE-së”.
Presidenti Thaçi deklaroi se bashkëpunimi i brendshëm politik do të mundësojë marrëdhënie të mira me shtetet mike.
Ai ka shtuar se Kosova do të punojë në implementimin e plotë të marrëveshjeve që janë nënshkruar në fillim të vitit. Ai përmendi se vendimet e fundit të Qeverisë janë vendime strategjike për vendin, kurse ato të mëhershmet nga qeveritë e kaluar për taksën dhe demarkacionin me Malin e Zi kanë qenë vetëm vendime populiste
“Dëshiroj gjithashtu të potencojë se vendimet e Qeverisë u pasuan me reagimin pozitiv të SHBA-së. Menjëherë u zhbllokuan fondet e MCC-së. Bursat që u patën ndalë tani do t’i marrin përsëri. Vendimet e fundit që sollën këto të arritura, dëshmuan se nuk duhet të vonohemi, se duhet të marrim vendime të rëndësishme, por edhe dëshmuan se kauzat si demarkacioni, taksa ishin populiste dhe i humben kohë Kosovës i shkaktuan dëm institucioneve të vendit dhe imazhit tonë”, ka thënë presidenti Thaçi.



