Shuhen shpresat për 44 marinarët, gjendet pas një viti në Atlantik nëndetësja e zhdukur argjentinase

Shuhen shpresat për 44 marinarët, gjendet pas një viti në Atlantik nëndetësja e zhdukur argjentinase

Mbetjet e nëndetëses argjentinase "ARM San Juan" janë gjetur në oqeanin Atlantik një vit pasi u zhduk me 44 anëtarë të ekuipazhit në bord.

Ajo u zbulua 800 metra thellë në ujërat jashtë Gadishullit Valdes në Patagoninë Argjentinase, njoftoi të shtunën marina e vendit, shkruan Guardian.

Marina vendase tha se një "identifikim pozitiv" ishte bërë nga një anije me telekomandë në pronësi të Ocean Infinity, e cila ishte angazhuar për kërkimin më të fundit për nëndetësen e zhdukur.

Nëndetësja ARA San Juan u zhduk 430 km nga brigjet argjentinase më 15 nëntor 2017, kur ajo po kthehej drejt bazës së saj, nga Ushuaia në pikën më jugore të Argjentinës..

Marina argjentinase ndaloi misionin e saj të shpëtimit dy javë pas zhdukjes së saj.

Megjithatë, një vit e një ditë pasi u zhdukën, zyrtarët njoftuan se ishte gjetur 800 metra nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik.

“Kemi pasur një sinjal pozitiv identifikimi të ‘ARA San Juan’ në një thellësi prej 800 metrash”, thuhet në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale nga Marina argjentinase.

“Kisha ende shpresa se mund të gjendeshin gjallë”, tha Luis Niz, babai i njërit prej marinarve të zhdukur, edhe pse qeveria e presidentit Mauricio Macri kishte deklaruar më herët se nuk kishte të mbijetuar nga “San Juan”-i.

“Anija e ‘Ocean Infinity’ vendosi të bënte një kërkim të ri dhe, falë Zotit, mundi të lokalizonte zonën”, tha zëdhënësi i Marinës, Rodolfo Ramallo për televizionin lokal “Todo Noticias”. “Tashmë nis një kapitull i ri, që nga analiza e gjendjes në të cilën është gjetur nëndetësja, e më tej. Do të shohim sesi do të procedojmë”, tha ai.

Zbulimi u njoftua vetëm dy ditë pasi familjet e marinarëve të zhdukur mbajtën një homazh në përkujtim të marinsave që u zhdukën me nëndetësen.

Të enjten, në përvjetorin e zhdukjes, presidenti Mauricio Macri tha se familjet e nënmarinerëve nuk duhet të ndihen të vetëm dhe të dorëzojnë një "angazhim absolut dhe jo të negociueshëm" për të gjetur "të vërtetën".

Macri premtoi një hetim të plotë pasi u humbi nëndetëse. Policia federale bastisi bazat detare dhe ndërtesat e tjera në janar si pjesë e hetimit, shumë shpejt pasi qeveria shkarkoi kreun e marinës.

Marina argjentinase është kritikuar ashpër për mënyrën e menaxhimit të operacioneve të saj, që nga momenti i parë i raportimit të vonesës së nëndetëses në Mar del Plata, më 16 nëntor të vitit të kaluar.

Argjentina hoqi shpresën për gjetjen e të mbijetuarve pas një kërkimi intensiv të ndihmuar nga 18 vende, por marina vazhdoi të kërkonte anijen.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy