Britani, pritet një padi ndaj Kishës Ortodokse Serbe për abuzim seksual

Britani, pritet një padi ndaj Kishës Ortodokse Serbe për abuzim seksual

Një grup prej gjashtë personash po përgatisin ngritjen e një padie ndaj Kishës Ortodokse Serbe, për abuzim seksual. 

Një avokat me bazë në Londër thotë se po përgatitet të ngrejë padi në Britaninë e Madhe kundër Kishës Ortodokse Serbe, duke kërkuar dëmshpërblim në emër të gjashtë paditësve.

Mlladen Kesar i ka thënë BIRN-it se abuzimi i supozuar ka ndodhur në Serbi dhe në zonat etnike serbe të Bosnjës dhe Kroacisë, por për shkak të lidhjeve të forta mes shtetit dhe Kishës Ortodokse Serbe, paditësit nuk shpresojnë të marrin drejtësi në gjykatat vendore.

"Ne jemi në procesin e finalizimit të këtij pretendimi, të cilin shpresojmë ta paraqesim brenda ditëve të ardhshme, në varësi të këshillave dhe disponueshmërisë së avokatit", tha Kesar për BIRN, më 12 dhjetor.

Raportet për abuzimin e supozuar seksual të klerikëve ortodoksë herë pas here shfaqen në Ballkan, por Kisha, e cila ka ndikim të konsiderueshëm te serbët etnikë në rajon, ka refuzuar vazhdimisht ta trajtojë këtë çështje në publik dhe për këtë është ballafaquar me akuzat për mbulimin e abuzimeve dhe mbrojtjen e priftërinjve abuzues.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy