
Ekuipazhet që kërkonin për avionin e zhdukur MH370 të linjës së fluturimit Malajzia Airlines, kanë zbuluar dy anije me vela tregtare të shekullit të 19-të, të cilat përdoreshin për transportin e qymyrit.
Anija e zbuluar 2.300 km në Perëndim të Australisë, u përcaktua nga ekspertët si një pjesë e vogël e anijeve britanike që mbante dikur qymur thanë kërkuesit.
Ato ishin fundosur rreth 1,430 milje larg nga bregu i Australisë Perëndimore, në 2,5 milje thellësi.
Ekspertët u ndeshën me rrënojat e anijes gjatë kërkimeve në fund të Oqeanit Indian në vitin 2015, ata përdorën fotot sonar dhe të dhënat e anijeve në përpjekjet e tyre për ti identifikuar.
Vendndodhja e avionit MH370 mbetet mister për më shumë se katër vjet pasi u zhduk, duke mbajtur 239 njerëz, në itinerarin mes Kuala Lumpur, Malajzi dhe Pekin.
Sipas BBC, një nga anijet, e gjetur në dhjetor 2015, u identifikua si një barkë hekuri.

Dr Ross Anderson, përgjegjës i arkeologjisë detare nga Muzeu i Australisë Perëndimore, tha se ka të ngjarë që mbetjet t’i përkasin një nga këto tri anije: West Ridge (humbur në vitin 1883), Kooringa (humbur në 1894) or Lake Ontario (humbur në 1897).
Ai tha se ekipi i tij nuk mund të jetë i sigurt për identitetin e anijeve për shkak të regjistrimeve të paplota historike.
Mbetjet e anijes u gjetën gjatë kërkimit zyrtar të MH370 nga Australia, Malajzia dhe Kina. Misioni i pasuksesshëm përfundoi në janar 2016 pas 1,046 ditësh.



