Efektiv policie nën hetim nga SPAK/ Zhabina: Dosjet voluminoze, vetëpastrimi i policisë i çuditshëm (VIDEO)

Efektiv policie nën hetim nga SPAK/ Zhabina: Dosjet voluminoze, vetëpastrimi i policisë i çuditshëm (VIDEO)

Gazetari Xhevair Zhabina në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me hetimet e SPAK duke u ndalur kryesisht te përfshirja e efektivëve në këto lista. Ai tha se Europol ka sjell në SPAK dosje që i përkasin Shqipërisë dhe nga zbardhja e tyre kanë rezultuar dhe emra oficerësh të policisë. Sipas tij, pa u zbardhur të gjitha këto dosje është herët për të vendosur shifra konkrete se sa është numri i oficerëve të inkriminuar.

Duhet të ndajmë nga njëri krah që kemi grupet hetimore të përbashkëta, në këtë rast SPAK, ku në këtë dosje të përbashkëta mund të dalin dhe oficer police, por tjetra është se duhet të ndajmë këtë gjë që Europoli ka vënë në dispozicion të SPAK mijëra faqe materiale që janë sjell në formën e një folderi në Shqipëri dhe në këtë server qendror ka pasur file të dedikuara për Shqipërinë. Këto file i janë sjellë prokurorisë dhe nga zbardhja kanë rezultuar dhe disa oficerë policie. Deri tani kemi metamorfozën ku Oltion Bistri ka qenë një prej tyre, ka pasur dhe një zyrtar tjetër në policinë e Shkodrës si dhe rastin e bërë publik një javë më parë që ka qenë Dedan Gjoni dhe ish-drejtuesi i policisë së shtetit Erzen Breçani. Por që të vendosim një numër që janë 70 apo 120 në këto momente mbetet për tu parë.

Më tej, ai foli për vetëpastrimin në radhët e policisë për të cilin u shpreh se u bënë disa muaj që flitet për të, por ende nuk dihet se si do realizohet kjo.

Ka një mënyrë që mund ta bëjë përmes mbikëqyrjes së Agjencisë policore, pasi dhe kushdo ministër që ka ardhur e ka ndërruar këtë drejtor sepse përmes tij mban këdo dhe heton këdo, ose mund të vijë me një projektligj të ri por se si do të ndodhë ky pastrimi i policisë është pak i çuditshëm. Balla tha nga Anglia se po punojmë për të marrë modelet e mira, por si do e ndalosh ti një polici që të mbajë një numër tjetër. U bënë 3 muaj që flitet për vetëpastrimin e policisë por se do bëhet kjo ende nuk dihet.

Në fund gazetari Zhabina tha se jemi vetëm në fillim të kësaj çështje sa i përket përfshirjes së policisë në këto grupe kriminale, pasi deri tani kemi vetëm 4-5 elementë policie të faktuar.

Dosjet e ardhura nga Europol janë me mijëra faqe dhe varet se deri ku do shkojë SPAK dhe ky vetëpastrimi i policisë të mos merret si mesazh që do largohen dhe mbaroi, se nëse vjen në formën që duhet të largohen dhe nuk do merremi më me ta është i gabuar, ata që janë të përfshirë duhet të hetohen. Nuk duhet të kemi një veting si ai i drejtësisë që u larguan prokurorët dhe askush nuk u mor me pasurinë e tyre. Edhe në këtë rast nëse do ketë pastrim të policisë duhet të mbahet përgjegjësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy