
Shpërthimi i sëmundjes së fruth-rubeolës tek fëmijët, ka sjellë shqetësimin, jo vetëm të prindërve, por edhe të mjekëve në Institutin e Shëndetit Publik. TemA TV përcjell apelin e dy mjekëve specialistë, të cilët këshillojnë prindërit të vaksinojnë fëmijët deri në 1 vjeç. Sipas tyre, vaksina duhet të bëhet edhe nga të lindurit në vitet 1980, 1990.



