
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka shpallur kufizime të reja investimesh që i ndalojnë amerikanët të blejnë aksione dhe obligacione ruse.
Ndalimi është hapi i fundit i zyrtarëve amerikanë për të rritur presionin financiar ndaj Rusisë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska. Sipas udhëzimeve të reja të lëshuara të hënën nga Departamenti i Thesarit, investitorëve amerikanë u ndalohet të blejnë letra me vlerë të emetuara nga një njësi ekonomike në Federatën Ruse.
Deri më tani, amerikanët ishin në gjendje të blinin aksione dhe obligacione ruse. Amerikanët do të lejohen t’i shesin një shtetasi jo amerikan aksione dhe obligacione ruse. Amerikanëve nuk “kërkohet” të heqin dorë nga letrat me vlerë ruse dhe mund të vazhdojnë t'i mbajnë ato, sipas udhëzimit.



