Organizoi protesta kundër mbajtjes së maskave, ndërron jetë nga Covid 30-vjeçari

Organizoi protesta kundër mbajtjes së maskave, ndërron jetë nga Covid 30-vjeçari

Një burrë i cili kishte organizuar protesta kundër mbajtjes së maskave në Teksas, ka ndërruar jetë nga Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij Jessica Wallace në një faqe në GoFundMe ku ajo shkroi se Caleb Wallace ndërroi jetë një muaj pasi ishte shtruar në spital.

Ai ishte 30 vjeç dhe baba i tre fëmijëve. Gruaja e tij është shtatzënë me fëmijën e tyre të katërt.

"Caleb ndërroi jetë në mënyrë paqësore," shkroi Jessica Wallace. "Ai do të jetojë përgjithmonë në zemrat dhe mendjet tona."

Më 4 korrik 2020, Caleb Wallace ndihmoi në organizimin e “Tubimit të Lirisë” në San Angelo. Njerëzit në tubim mbanin shenja që kritikonin veshjen e maskave, mbylljen e bizneseve, shkencën që qëndron pas Covid-19 dhe mediat liberale.

Ai gjithashtu krijoi një grup, “The San Angelo Freedom Defenders”.

"Ne nuk jemi vërtet të kënaqur me gjendjen aktuale të Amerikës për momentin," tha Wallace në korrik 2020.

Jessica Wallace tha më vonë se burri i saj filloi të përjetonte simptoma të Covid më 26 korrik, por refuzoi të testohej ose të shkonte në spital. Ai në vend të kësaj mori doza të larta të Vitaminës C, aspirinës së zinkut dhe ivermectin, një ilaç anti-parazitar i përdorur për blegtorinë që zyrtarët u kanë bërë thirrje njerëzve të mos i marrin për Covid-19.

Ai u dërgua në spital më 30 korrik. Që nga 8 gushti ai ishte pa ndjenja dhe mbahej në jetë me ventilator.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy