Gjirokastër/ Shuhet pas 8 orësh luftë me flakët zjarri në Topullaraj

Gjirokastër/ Shuhet pas 8 orësh luftë me flakët zjarri në Topullaraj

Pas 8 orësh luftë me flakët, zjarrfikësit e MZSH Gjirokastër me në krye komandant Gramkz Llapi, kanë arritur që të shuajnë ditën e sotme zjarrin e rënë dje (25 gusht) në Topullaraj, në Gjirokastër.

Sipas informacioneve për MCN TV, operacioni për shuarjen e zjarrit masiv të rënë diten e djeshme në Topullaraj, arriti të shuhej në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm.

U luftua duke mbrojtur nga flakët fshatrat Asim Zenel, Arshi Lengo, Topullaraj dhe Dhoksat. Në operacion për fikjen e zjarrit përveç gjithë efektivit zjarrfikës, morën pjesë edhe 6 punonjës me kontratë.

Në vendngjarje do vijojnë të qëndrojë një grup prej 50 ushtarësh për mbajtjen nën monitorim të të gjithë zonës për ndonjë riaktivizim të mundshëm të zjarrit përgjatë orëve në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy