Erdogan: Rusia dhe Ukraina kanë arritur dakordësi në 4 nga 6 çështje

Erdogan: Rusia dhe Ukraina kanë arritur dakordësi në 4 nga 6 çështje

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të premten se Ukraina dhe Rusia duket se kanë arritur "një mirëkuptim" për katër nga gjashtë temat e mosmarrëveshjeve të diskutuara gjatë negociatave. 

Duke folur me gazetarët gjatë kthimit nga samiti i NATO-s në Bruksel, Erdogan tha se do të flasë gjithashtu me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky të premten dhe me presidentin rus Vladimir Putin gjatë fundjavës, ose në ditët e para të javës së ardhshme.

“Ka gjashtë tema të negociatave ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, mes tyre duket se ka një mirëkuptim për katër tema”, tha Erdogan. 

Erdogan përmend faktin që Zelensky u shpreh i gatshëm që vendi i tij të tërhiqet nga anëtarësimi në NATO. 

Një çështje tjetër është pranimi i gjuhës ruse si gjuhë zyrtare. Këtë e pranoi edhe Zelensky. 

“Rusishtja është një gjuhë e folur pothuajse kudo në Ukrainë. As në këtë pikë nuk ka asnjë problem”, tha Erdogan. 

“Nga ana tjetër, ne Turqia, e konsiderojmë përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë si krim kundër njerëzimit”, shtoi ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy