Basha: Burgu i Burrelit, i amortizuar. Nuk kemi pajisje për të parandaluar futjen e sendeve të ndaluara në qeli (VIDEO)

Basha: Burgu i Burrelit, i amortizuar. Nuk kemi pajisje për të parandaluar futjen e sendeve të ndaluara në qeli (VIDEO)

36-vjeçari Tauland Ahmetsulaj, i cili është autori i ngritjes së dronit mbi burgun e Burrelit, dy ditë më parë është arrestuar ditën e sotme nga policia.

Faik Basha, ish-drejtor i burgut të Peqinit tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Informacion se burgu i Burrelit është i amortizuar dhe nuk plotëson shumë kushte.

Po ashtu, Basha tha se në Shqipëri ne nuk kemi pajisjet e përshtatshme për të parandaluar futjen e sendeve të ndaluara në burgje.

Kur cenohet siguria në këto institucione kemi të bëjmë me një rrezik të shtuar të sigurisë publike dhe panik të sigurisë kombëtare.

Burgu i Burrelit është burg i amortizuar, nuk plotëson shumë kushte qoftë për jetesën, por edhe për pjesën e sigurisë. Është i hershëm dhe investimet nuk janë kryer. Është burg që nuk ofron siguri të lartë.

A kemi pajisje dhe mundësi të parandalojmë futjen e sendeve të ndaluara?

Është problem që nuk ka marrë zgjidhje, nuk i kemi pajisjet e përshtatshme për të ofruar këtë shërbim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy