Detyron pacienten të bëjë seks me bashkëshortin në seancë këshillimi, gjobitet psikiatria

Detyron pacienten të bëjë seks me bashkëshortin në seancë këshillimi, gjobitet psikiatria

Një psikiatre në Australi ka detyruar pacientët e saj të kryejnë marrëdhënie në praninë e saj, në mënyrë që kjo e fundit të kuptoj se çfarë nuk shkon me çiftin. Çifti i cili kryente terapi për të kapërcyer depresionin ka menduar se kjo është një këshillë normale dhe ka pranuar. Më pas vetë psikiatria është ofruar të jetë pjesë e marrëdhënies, për t’i treguar bashkëshortit se çfarë pëlqen gruaja e tij.

Pas kësaj ngjarje çifti ka paditur psikiatren, e cila është gjobitur me 25.000 dollarë nga gjykata Queensland në Australi.

Siç theksohet nga Daily Mail, përveç gjobitjes, gjykata gjithashtu parashikoi kufizime për ushtrimin e profesionit dhe kërkoi që vetë gruaja psikiatre të konsultohej me një psikiatër tjetër për veten e saj.

Psikiatria e shtyu gruan dhe burrin e saj të bëjnë seks duke u shtirur si vëzhguese. Ajo u shpreh se kjo ishte një terapi efektive, por gjithçka përfundoi me një gjobë të konsiderueshme për psikiatren.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy