Në Itali me tre emra, arrestohet shqiptari që kërkohej nga policia

Në Itali me tre emra, arrestohet shqiptari që kërkohej nga policia

Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, pasi rezultonte në kërkim prej disa kohësh. Arrestimi është kryer në Firence gjatë një kontrolli, ku ai ka dhënë një emër tjetër. Karabinierëve u kishin lindur dyshime në lidhje me shqiptarin pasi kishin vënë re lëvizjet e tij të shpeshta.

Pasi i kanë kërkuar dokumentet e identifikimit, ata kanë konstatuar se personi që kishin përballë ishte i njohur për ta për shkak të precedentëve penalë, por identiteti në dokumente nuk përputhej.

Pas verifikimeve të kryera, rezultoi se shqiptari kishte ndërruar tri herë emrin dhe falë kësaj “hileje” lëvizte lirshëm në Itali, pavarësisht se ishte në kërkim.

Mediat italiane nuk bëjnë të ditur asnjë nga emrat e tij. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy