
Përkthyesja shqiptare me bazë në Lion, Francë, Xhilda Leka në një intervistë për MCN u shpreh se gjuha shqipe është më e kërkuara në azile dhe se shumë shqiptarë shkojnë drejt Francës me shpresën për të fituar azilin.
Sipas Lekës, shqiptarët nuk janë të informuar mbi kushtet që kërkohen në Francë për të përfituar azilin dhe pasi nuk e përfitojnë atë përfundojnë jashtë kampit të qëndrimit. Por, sipas Lekës, shqiptarët preferojnë më shumë të qëndrojnë rrugëve të Francës sesa të kthehen sërish në Shqipëri.
“Duke e njohur situatën këtu më vjen keq. Situata është e vështir për azilantët, por kushtet nuk janë ato që shfaqen në foto.
Unë punoj në një zyrë përkthimi dhe punojmë me institucionet e shërbimit publik dhe qendrat e akomodimit të azil kërkuesve. Është një vend qëndrimi I ndërtuar nga azilantët dhe kam komunikim të shpeshtë me ta.
Kushtet janë të vështira, por më vjen keq të them se ka shumë shqiptarë që vijnë të kërkojnë një jetë të mirë. Shqiptarët vijnë këtu për të pasur kushte ekonomike dhe shkollimi të mirë. Situata është kjo që shqiptarët preferojnë të qëndrojnë jashtë këtu dhe vetëm të mos kthehen në vendin e tyre. Qendrat e akomodimit për azilantët qëndrojnë në këto qendra vetëm gjatë kohës së kërkesës. Qendrat janë pajisur me kushtet minimale të jetesës.
Duke punuar çdo ditë me azilantët pas Covid, kur u hapën kufijtë kemi pasur shumë punë. Në zyrën ku punojë unë, shqipja është më e kërkuara dhe fatkeqësisht fluksi është shumë I lartë. Përgjigjet që marrin janë më tepër negative, pasi Shqipëria është një vend që nuk është në rrezik.", u shpreh Leka.



