Covid-19/ Humb jetën 74-vjeçari nga Kruja, shkon në 129 numri i viktimave

Covid-19/ Humb jetën 74-vjeçari nga Kruja, shkon në 129 numri i viktimave

Një 74-vjeçar nga Kruja ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në spitalin infektiv në Tiranë.

74-vjeçari prej 10 ditësh ishte diagnostifikuar me koronavirus, ndërsa prej një jave ishte futur në terapi intensive.

Mësohet se i moshuari vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, ndërsa ishte baba i dy fëmijëve të martuar.

Gjatë kësaj periudhe, dy ditë më parë, edhe bashkëshortja e tij kreu testet për koronavirusin, por fatmirësisht rezultoi negative.

Me vdekjen e 74-vjeçarit numri i përgjithshëm i personave që kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit në vendin tonë ka shkuar në 129.

Sakaq në 24 orët e fundit në Krujë i janë kryer tamponët 30 personave përgjigjet e të cilëve pritet të dalin sot.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy