Kosovë, seanca për votimin e grupit negociator me Serbinë shtyhet për nesër

Kosovë, seanca për votimin e grupit negociator me Serbinë shtyhet për nesër

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se seanca e jashtëzakonshme për votimin e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do të vazhdojë punimet nesër në ora 14:00.

Gjatë një konferencë të mbajtur në hollin e Kuvendit të Kosovës, Veseli ka theksuar se mospjesëmarrja e deputetëve të opozitës në seancën e sotme e ka dëmtuar shtetin e Kosovës.

“Sot kemi pasur kushte për të filluar seancën, në të njëjtën kohë kemi qenë në fazën e vendimarrjes për ekipin negociator të Qeverisë së Kosovës për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi. Propozuesi i seancës ka bërë kërkesë që të kemi shtyerje të seancës dhe seanca do të vazhdojë nesër në orën 14:00”, ka thënë Veseli.

Prej orës 12:30 kur u tha se do të ketë pushim prej 20 minutash, më nuk ka pasur vazhdim të seancës. Më pas u lajmërua se seanca do të vazhdonte në 16:30, por sipas mediave në Kosovë u dukë se maxhoranca nuk ishte gati dhe u vendos që seanca të vazhdonte në orën 18:30, mirëpo nuk filloi as në atë orë.

Ndërsa kritikat të ashpra ai ka pasur ndaj shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, për të cilin ka thënë se “nuk ka mbetur Kosova me mbrojt Avdullah Hoti”.

“Kosova është e të gjithë neve, e ftojë edhe kolegun nga LDK, Adullah Hotin mos të përdorë fjalorë të tillë, s’ka mbet Kosova me rujt Hoti e me coptu ne, nuk është pak është shtëpi strehë që jetojmë të gjithë ne , sot do të duhej që ne bashkërisht të gjithë shqiptarët të marrim një vendim por që opozita e bojkotojë seancën” , ka thënë Veseli.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy