
Pas një hetimi dy vjeçar Bashkimi Evropiani tha se kishin zbuluar se platforma online TikTok kishte shkelur Aktin e Shërbimeve Dixhitale të BE-së, sepse dizajni i platformës është krijuar në atë mënyrë që të krijojë varësi tek përdoruesit. Unioni njoftoi se i ka kërkuar platformës të ndryshojë dizajnin, në të kundërt do të përballet me gjoba të rënda.
Një njoftimin e saj, Bashkimi Evropian tha se TikTok-u nuk merr parasysh se "si këto funksione që nxisin varësinë mund të influencojnë në shëndetin fizik dhe psikik të përdoruesve të tij".
Duke folur për ndryshimet e sugjeruara komisioni përmend heqjen e opsionit të "lundrimit pafund", aplikimin e pushimeve efikase në monitor si dhe përshtatjen e "sistemit të rekomandimeve për personalizim në shkallë të lartë"
Shefja e teknologjisë së BE-së, Henna Virkkunen, tha për gazetarët pas konstatimeve se “TikTok duhet të ndërmarrë veprime, ata duhet të ndryshojnë modelin e shërbimit të tyre në Evropë për të mbrojtur të miturit tanë dhe mirëqenien e tyre”.
Këto deklarata të Bashkimit Evropian janë hedhur poshtë nga platforma duke i cilësuar gjetjet si të rreme.
"Gjetjet paraprake të Bashkimit Evropian paraqesin një përshkrim kategorikisht të rremë dhe tërësisht të pavlerë të platformës sonë. Ne do të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për të sfiduar këto gjetje me çdo mjet që kemi në dispozicion."
Në muajin shkurt të viti 2024, Brukseli nisi një hetim, që ishte i pari kundër TikTok nën ligjin e BE-së për shërbimet digjitale (DSA). Ndërkohë që ky hetim publikohet në një kohë kur disa vende evropiane po përpiqen të kufizojnë aksesin në mediat sociale për adoleshentët e rinj.



