Nëse Donald Trump zgjidhet president nuk do e financojë luftën e Ukrainës kundër Rusisë.
Kështu tha kryeministri hungarez Viktor Orban pas takimit me të në Florida.
“Ai nuk do t'i japë asnjë cent për luftën Ukrainë-Rusi dhe për këtë arsye lufta do të përfundojë", tha kryeministri hungarez në televizionin shtetëror mbrëmë.
Është e qartë se Ukraina nuk mund të qëndrojë në këmbët e veta.
Nëse amerikanët nuk japin para dhe armë, evropianët nuk do të mund ta financojnë vetë këtë luftë dhe atëherë lufta do të përfundojë.



