Deputeti Shkëlqim Selami është prononcuar në lidhje me thirrjen e tij sot në Prokurorinë e Përgjithshme.
Selami u thirr sot paradite në prokurori në kuadër të zbatimit të ligjit të dekriminalizmit. Ai iu përgjigj pyetjeve të institucionit të akuzës lidhur me mosdeklarimin e një dënimi në Itali. Por në një prononcim, Selami tha se nuk ka qenë I dënuar në Itali, por thjesht është ndaluar.
“Nuk kam qenë i dënuar në Itali. Jam ndaluar kur isha me pushime dhe kam dalë. Prokuroria kërkoi sqarime për çështjen e ngritur. Kam pasur një proces gjyqësor në Itali, nuk kam qenë i dënuar”, tha ai.



