
Nga burgjet janë porositur vrasje. Konfirmimi vjen nga vetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili.
Ky i fundit ka qenë sot në një seancë dëgjimore mbi sigurinë në burgje në Komisionin e Sigurisë.
Ismaili tha se për të burgosurit do të kufizohet koha për telefonatat.
“Ka raste që janë porositur vrasje nga burgu, do të raportohen në prokurori. Ndaj për të burgosurit do të kufizohen koha për telefonatat. Ne jemi gati të implementojmë sistemin 41 bis në burgje, ndërsa keni si synim shtrëngimin e masave për persona që vuajnë dënimin në burgje, me rrezikshmëri të lartë”, tha Ismaili.



