Tafaj: Nuk jemi ende gati për të pasur trajner shqiptar, ka presion dhe ndikime

Tafaj: Nuk jemi ende gati për të pasur trajner shqiptar, ka presion dhe ndikime

Për ekspertin e futbollit Alban Tafaj, institucioni i trajnerit është pjesa më e rëndësishme e një klubi dhe një skuadre.

Madje ai tha në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv se trajneri më i famshëm në botë është ai që zotëron dhomat e zhveshjes.

Lojtarët që ke në fushë i ke, problemin më të madh ke pankinën. Që nga lojtari i parë deri te i fundit duhet të jenë njësoj, nga i pari tek i fundit në trajtim.

I pyetur nëse është koha për të pasur një trajner shqiptar për kombëtaren tonë, deklaroi se akoma nuk jemi gati për një trajner shqiptar për shkak të mentalitetit që kemi.

Ka trajner shqiptarë shumë të mirë. Sot trajner i mirë është ai që është psikolog dhe kontrollon dhomat e zhveshjes. A kemi këtë lloj niveli? As diskutohet që kemi!

Por nuk jemi gati vetëm nga presioni që ka një trajner shqiptar në raport me një të huaj. Një trajner shqiptar do e marrin në telefon politikanët.

Nisen dhe nga dashamirësia, mirë ishte ta bëje kështu. Jetojmë në Shqipëri. Koha ka treguar se vine dhe mundësia dhe dorëzohej nga ndikime të tilla.

Jetojmë në Shqipëri, ai ka një kushëririn tënd në punë. Ti ke presionin e stadiumit, imagjino të kesh dhe presion për një familjar.

Jam i bindur që janë shumë të aftë që nga Ilir Daja, Shpëtim Duro etj. Nuk është se kanë brirë ata andej, por janë më të zhveshur nga kjo punë.

Ana psikologjike në sport është vendimtare.

Sipas tij, pjesëmarrja në Kampionatin Europian është një nga më të mirat që ka pasur kombëtarja shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy