Protesta e opozitës/ Lika e Hasani: Koha e Berishës ka marrë fund. Tepelena: Duhet Kod i ri Zgjedhor

Protesta e opozitës/ Lika e Hasani: Koha e Berishës ka marrë fund. Tepelena: Duhet Kod i ri Zgjedhor

Edison Lika, aktivist; Naim Hasani, avokat; dhe Andi Tepelena, aktivist, diksutuan në studion e MCN Informacion mbi aksionin politik të opozitës. Lika tha se problemi i mosbashkimit të opozitës është vetë Sali Berisha. Hasani u shpreh se Berisha nuk frymëzon më, ndaj protestat janë të vakëta. Ndërsa Tepelena u shpreh se dy partitë e mëdha bëhen pengesë për referendumet. Ai theksoi se shoqëria civile po angazhohet për një Kod të ri Zgjedhor. 

 

Edison Lika 

Kjo parti na e ka treguar që prej 2023 se ky individ në krye të partisë mobilizon anëtarët, por ka një numër maksimal që nuk e arrin dot. Na pëlqen apo nuk na pëlqen Berisha, edhe pse koha e tij ka marrë fund, mbledh numrin maksimal të individëve në shesh. Unë mendoj që vendi në të cilin presin më shumë njerëzit të vdesë Sali Berisha është brenda selisë. Por vendi ku sulmohesh më shumë nëse e kritikon është sërish selia blu. Ne i ndërtojmë strukturat në mënyrë të pasinqertë. Ndërtojmë struktura antidemokratike. Berisha është një problem kryesor i mosbashkimit të opozitës. 

 

Naim Hasani 

Berishës i ka mbaruar mandati në politikë. Komuniteti ndërkombëtar e ka kuptuar qartë. PD është në momentin më të vështirë që nga viti 1990. Po të shohësh protestat, nuk janë të demokratëve. Kur PD e drejtonte Basha ishin me qindra mijëra qytetarët që dilnin në protestë. Sot ata nuk duan t’i bashkohen një lideri non grata në SHBA dhe BE. 

 

Andi Tepelena 

Njerëzit thonë që nuk është fjala të hedhim Ramën që të vijë Berisha. Unë kam shkuar në çdo protestë. Edhe te PD, edhe nëse më thërret  Arlind Qori. Është problem shekullor i shqiptarëve që nuk angazhohen. Nuk kemi parë ende një referendum. Ka një lajm të mirë që KQZ vendosi për referendum për dy ligje. Ato që janë bërë pengesë gjithmonë janë PD dhe PS. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy