Policia e Elbasanit ka zhvilluar një aksion antidrogë gjatë ditës së sotme në qytet, ndërsa janë ndaluar tri persona.
Aksioni është zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit. Droga mësohet se ka qenë e ndarë në 8 pako, ndërsa nuk bëhen të ditur ende emrat e të ndaluarve.
Lënda narkotike u zbulua në një kamion të linjës Turqi-Shqipëri dhe që kishte për destinacion Greqinë.
Në këtë aksion mësohet se ka marrë pjesë vetë drejtuesi i Prokurorisë Elbasan, Kreshnik Ajazi, si dhe drejtues të tjerë të Policisë së Shtetit.



