Bushati në Kretë, dhurata domethënëse e kryebashkiakut Stefanakis (FOTO)

Bushati në Kretë, dhurata domethënëse e kryebashkiakut Stefanakis (FOTO)

Gjatë vizitës dyditore në Kretë, ku u takua me homologun Nikos Kotzias, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka pasur rastin të vizitojë ishullin turistik grek. Siç raporton Cretalive, Bushati ka vizituar Sheshin e Evropës, i shoqëruar nga homologu Kocias dhe kryebashkiaku Janis Stefanakis. Në fund të vizitës, kryetari Yannis Stefanakis i dhuroi Bushatit një pikturë që përshkruan "Martesën e Shenjtë të Europës me Zeusin", një vepër e Roussos Panagiotakis, ku paraqiten artistikisht fillesat e Evropës.

Bushati dhe Kocias zhvilluan për dy ditë me radhë bisedime mbi çështjet bilateral, por pa arritur një marrëveshje. Shembja e disa banesave të minoritetit grek në Himarë në kuadër të planit të rregullimit ka bërë që zyrtarë të shtetit fqinj të reagojnë shpesh kohët e fundit me deklarata kërcënuese lidhur me qëndrimin e saj në lidhje me integrimin e vendit tonë në BE. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy