
Një lloj malarie rezistente ndaj ilaçeve po përhapet në të gjithë Azinë Juglindore, duke shkaktuar frikën e një "urgjence shëndetësore të mundshme botërore", thuhet në studimet e kohëve të fundit
Raportet u publikuan të hënën në “The Lancet” dhe në to paralajmërohet se një lloj malarie shumë e qëndrueshme ndaj ilaçeve ka evoluar dhe po përhapet nëpër Tajlandë, Kamboxhia, Laosi dhe Vietnam.
Zbulime të reja janë bërë nderkohë që vendet dhe ekspertët e shëndetësisë po luftojnë për të ndaluar sëmundjen. Algjeria dhe Argjentina u shpallën pa malarie në maj, por në vende të tjera, rastet po rriten ndjeshëm.
Ilaçi, dihydroartemisinin-piperaquine (DHA-PPQ) ka filluar të dështojë prej 62% në Kamboxhian perëndimore, 27% në Kamboxhian verilindore, 53% në Vietnamin jugperëndimor dhe 87% në verilindje të Tajlandë.
Malaria rezistente u përhap për herë të parë në Kamboxhian Perëndimore më 2008 dhe që atëherë, ajo ka evoluar dhe ka pësuar mutacion në disa nëngrupe të reja, thanë studimet, të cilat u kryen nga disa institute duke përfshirë Institutin “Wellcome Sanger” dhe Universitetin e Oksfordit. /CNN/



