Rama: Cilido qoftë vendimi i BE-së, dielli do lindë përsëri

Rama: Cilido qoftë vendimi i BE-së, dielli do lindë përsëri

Përmes një videomesazhi në rrjetin social Facebook, ka reaguar kryeministri Edi Rama lidhur me vendimin që Këshilli i Europës do të japë më 18 tetor për çeljen e negociatave. Kreu i qeverisë tha se cilido të jetë vendimi i BE-së, dielli do të lindë përsëri dhe përpjekja e Shqipërisë për hyrjen në Europë do të vijojë.

"Për pak ditë do të mësojmë përfundimin e këtij kapitulli të vështirë të përpjekjes sonë për t’u bërë pjesë e BE-së, por cilido qoftë ai përfundim, të nesërmen e mbledhjes së Këshillit të Europës, dielli do të lindë përsëri dhe dita do të jetë vazhdimi i natyrshëm i kësaj përpjekjeje historike për shtetbërjen europiane, drejt Europës që e duam për fëmijët tanë, jo për Berlinin, jo për Brukselin, jo për ne, por për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjeneratat e tjera”, tha Rama.

Ndërkaq, kreu i qeverisë shtoi se megjithëse fjala e fundit nuk është thënë ende dhe përpjekjet intensive të këtyre ditëve deri në mbledhjen e fundit të unionit, synon një rezultat mes bisedimeve mes Gjermanisë dhe Francës.

Gjithashtu, kryeministri Rama theksoi se Shqipëria ka arritur të bëjë më shumë se detyrat e shtëpisë, sepse me forcën e diplomacisë dhe falë marrëdhënieve të forta me Berlinin zyrtar, është arritur të kapërcehet pengesa e fortë që u vendos në Berlinin zyrtar, "Bundestagu i tha 'po' Shqipërisë dhe Gjermania është avokati ynë i fortë". Teksa foli për vendimin që pritet të jepet për çeljen e negociatave, kreu i qeverisë vijoi më tej duke thënë se “askush nuk mund të përjashtohej se sa patate të nxehta janë në tavolinën e BE-së. Siç është dhe BREXIT, apo çështje të tjera, si fronti i luftës në Siri. Fjala e fundit është në 18 tetor”, vijoi Rama. Kujtojmë se na ndajnë vetëm 3 ditë nga 18 tetori, ku do të jepet vendimi përfundimtar për Shqipërinë në lidhje me çeljen e negociatave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy