Ky mars shënoi 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Sllovenisë dhe Shqipërisë.
Por ndërsa flasim për këtë përvjetor marrëdhëniesh diplomatike duhet të theksojmë se marrëdhëniet midis Sllovenisë dhe Shqipërisë janë tepër të hershme dhe datojnë thellë në kohë, shumë shekuj më parë. Emri i shumë familjeve të vjetra fisnike shqiptare lidhet ngushtësisht me qytetin e Kopërit në Slloveni, ndërkohë që dy vendet tona, Shqipëria dhe Sllovenia, në periudha të ndryshme kanë pasur edhe fat të përbashkët historik.
Por çfarë mund të themi më tepër për marrëdhëniet historike por edhe diplomatike mes Sllovenisë dhe Shqipërisë?
Nga ana tjetër çfarë mund të themi për situatën ku ndodhet sot Sllovenia, por edhe Shqipëria si vend kandidat për në Bashkimin Evropian me situatën e krijuar në Evropë për shkak të luftës në Ukrainë?
Ndiqni për më tepër “EuropeIN” dhe bisedën e zhvilluar gjatë muajit mars me ambasadorin e Sllovenisë në Shqipëri, z. Peter Japelj.



