India do të anulojë statusin special për Kashmirin

India do të anulojë statusin special për Kashmirin

Qeveria e Indisë ka vendosur të anulojë pjesën e kushtetutës i cili i jep statusin special Kashmirit të administruar nga India, veprim ky që ka gjasë të ngjallë trazira në këtë vend, thotë BBC news.

Neni 370 është i ndjeshëm sepse ai garanton një autonomi të konsiderueshme për shtetin me shumicë muslimane.

Neni 370, që u ofron Jamus dhe Kashmirit më shumë autonomi sesa vendeve tjera indiane, konsiderohet i ndjeshëm sepse është baza mbi të cilën Kashmiri i është bashkuar Indisë.

Ministri i Brendshëm, Amit Shah i ka bërë këto deklarata në parlament, teksa janë duke u mbajtur protesta masive nga opozita. Kjo masë pritet të nxisë pakënaqësi.

Artikulli 370 i lejon këtij vendi të ketë kushtetutën e vet, një flamur të veçantë dhe pavarësi për të gjitha çështjet, përveç punëve të jashtme, mbrojtjes dhe komunikimeve.

Ish-shefja ministrore e shtetit, Mehbooba Mufti ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se kjo masë e ka kthyer Indinë në forcë pushtuese.

Si India ashtu edhe Pakistani kanë pretendime për Kashmirin me shumicë myslimane, mirëpo kontrollojnë vetëm një pjesë të tij. Dy rivalët rajonalë kanë luftuar dy herë, si dhe janë përfshirë edhe në një tjetër konflikt më të vogël, për shkak të këtij territori.

Përndryshe, në Kashmirin e administruar nga India ka pasur kryengritje kundër autoriteteve për tri dekada.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy