“Akuza të padrejta”, Le Pen nuk pranon lidhjet me Putinin para balotazhit me Macron

“Akuza të padrejta”, Le Pen nuk pranon lidhjet me Putinin para balotazhit me Macron

Kandidatja e ekstremit të djathtë për presidente të Francës , Marine Le Pen, tha të mërkurën se akuzat se ajo ishte pranë Rusisë ishin “të padrejta” dhe përsëriti se ajo kishte ndryshuar qëndrimin e saj ndaj Kremlinit që nga lufta në Ukrainë.

“Jam pjesë e një procesi që është i padrejtë”, tha Le Pen gjatë një konference për mediat ku shpalosi propozimet për politikën e jashtme, përpara balotazhit të 24 prillit ku do të garojë me Emmanuel Macron.

“Deri në fillimin e luftës në Ukrainë, unë në fakt besoja se ishte në interesin e Francës që të kishte përsëri lidhje më të ngushta me Rusinë dhe… ta pengonte Rusinë të ndërtonte një aleancë kaq solide me Kinën”, tha Le Pen.

Megjithatë qëkurse Rusia pushtoi Ukrainën, Le Pen ka zhbërë lidhjet e saj me Putinin dhe është përpjekur të ndryshojë imazhin si një politikane pro Kremlinit. Kujtojmë që në 2017-ën Le Pen vizitoi Moskën, ku vlerësoi vizionin e Putinit për botën dhe pranoi financime për partinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy