Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur për shkarkimin e Saimir Tahirit disa javë më parë nga posti i ministrit të Brendshëm.
E ftuar në emisionin “Komiteti” të Berat Buzhalës, Kryemadhi tha se LSI-ja nuk ka pasur asnjë qëndrim për shkarkimin e Tahirit, por la të kuptohet se shkarkimi i tij është kërkuar nga SHBA-të.
“LSI nuk ka pasur asnjë qëndrim në lidhje me shkarkimin e Tahirit, Janë por janë disa gjëra që vijnë përtej oqeanit”, tha ajo.



