
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetari Enton Abilekaj tha se thotë se përtej gjetjes së personit që ndihmoi në plotësimin e dosjes së inceneratorëve, ajo që është më e rëndësishme është pagesa që del nga xhepat e qytetarëve për t’i paguar ato. Abilekaj tha se Ahmetaj ka përgjegjësinë e vet në këtë skemë, në çdo rast.
Ka përgjegjësinë e vet Ahmetaj. Para drejtësisë nuk e mbron dot as opozita. Berisha bënte thirrje bëhu i penduar, trego Edi Ramën. Problemi është se këtu paguhen 80 mijë euro në ditë thjesht për groposje. SPAK-u nuk e quan emergjencë këtë po quan emergjencë pagesat e Ahmetajt në hotele.
Ben Ahmetaj ka thënë që unë nuk jam aq i fuqishëm. Janë 17 vendime në një ditë. Këtë duhet të hetojë SPAK, por nuk e bën sepse është i intimiduar politikisht.
A ka mbështetje politike? Kjo duket te Rama. Ai thotë nuk e ndihmoj dot.



