“Rama darkoi me McGonigalin”, raporti i SHBA-së: Ish-agjenti nuk e raportoi darkën

“Rama darkoi me McGonigalin”, raporti i SHBA-së: Ish-agjenti nuk e raportoi darkën

Kryeministri Edi Rama përmendet katër herë në dosjen që ka bërë publike Inspektori amerikan i Drejtësisë për çështjen, McGonigal. Në rastin e parë përmendet një person B, i identifikuar nga media “New York Times” si Dorian Duçka, ish funksionar i qeverisë shqiptare. 

“Personi B ishte konsulent për qeveritë dhe bizneset e huaja mbi investimet ndërkombëtare, dhe, përveç punës së tij për “CEFC Kinë”, Personi B ishte këshilltar joqeveritar i Kryeministrit të Shqipërisë.”

Po ashtu, në rastin e dytë kryeministri përmendet për takimin e tij me agjentin amerikan për darkë private. 

“Personi B gjithashtu priti McGonigal-in në Shqipëri në shtator dhe nëntor të vitit 2017. Gjatë udhëtimit të shtatorit të 2017-ës, Personi B organizoi një darkë private midis McGonigal dhe Kryeministrit të Shqipërisë, ndërsa McGonigal-i u takua përsëri me Kryeministrin gjatë udhëtimit të tij të dytë në Shqipëri 2 muaj më vonë.”

Sipas autoriteteve amerikane, agjenti nuk kishte njoftuar për këtë takim. 

“Pas udhëtimit të shtatorit 2017, McGonigal dorëzoi një formular për raportimin e udhëtimet jashtë vendit ku nuk njoftonte se ai u takua me Kryeministrin e Shqipërisë.”

Edhe për takimin tjetër s’ka pasur njoftim, thotë Departamenti amerikan i Drejtësisë. 

“Pas udhëtimit të nëntorit 2017, McGonigal paraqiti një formular për raportimet e udhëtimeve jashtë vendit, i cili nuk zbulonte se ai udhëtoi edhe për në Shqipëri ose se u takua me Personin B dhe Kryeministrin e Shqipërisë.” 

“Kishte për detyrë të kapte spiunët e huaj në Amerikë, por disa prej tyre i ka njoftuar paraprakisht që t’i shpëtojnë hetimeve penale në SHBA, shkruan media “New York Times” për ish-agjentin e lartë të FBI-së Çarls MekGonigal. Aktualisht, ish-agjenti po vuan një dënim me gjashtë vjet e gjysmë burg në SHBA. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy