Presidenti amerikan Joe Biden ka autorizuar furnizimin me mina kundër tokësore në Ukrainë, raporton Washington Post.
Masa do të forcojë mbrojtjen e Kievit kundër avancimit të trupave ruse.
Drita jeshile vjen pas autorizimit të Shtëpisë së Bardhë për Ukrainën që të përdorë raketa me rreze të gjatë për të goditur Rusinë.
Minat e autorizuara, sipas një zyrtari të administratës amerikane, janë ato që vetëshkatërrohen ose humbasin ngarkesën e tyre, duke reduktuar rrezikun për civilët.
Nga ana e tij Kievi është zotuar të mos i përdorë në zona me popullsi të dendur.
Agjencia ruse e lajmeve Tass thotë se ka marrë konfirmimin nga Pentagoni se administrata amerikane ka autorizuar “përdorimin e minave kundër personit në Ukrainë”.



