6 bashki pa kryetar, Presidenti nuk dekreton zgjedhje të pjesshme (VIDEO)

6 bashki pa kryetar, Presidenti nuk dekreton zgjedhje të pjesshme (VIDEO)

Shkodra ishte bashkia që do të krijonte precedentin e parë të drejtimit pa kryetar. Në zgjedhjet lokale të qershorit 2019, për shkak se prekej nga ligji i dekriminalizimit, Valdrin Pjetri dha dorëheqjen nga marrja e detyrës. Ndaj, në krye të Bashkisë vijon të jetë Voltana Ademi, mandati i së cilës ka përfunduar prej 2 vitesh.

Saga e bashkive pa kryetar do të vazhdonte më pas me Durrësin. Pas një deklarate të pamatur, pak ditë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit kryetarja Valbona Sako dha dorëheqjen nga posti, për t’u zëvendësuar me Emirjana Sakon.

E rradhës do të ishte Bashkia e Vorës,  ku shkak do të bëhej sërish ligji i dekriminalizimit, i cili do të prekte kryetarin e saj Agim Kajmaku. Ky i fundit u zëvendësua nga Gentian Picari.

Ndarja nga jeta e kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë, Haxhi Memolla do të vendoste në krye të këtij institucioni nipin e këtij të fundit, Edision Memolla.

Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, kryetari i Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj do të garonte për deputet, ndaj karrigen e tij në krye të bashkisë e zuri Shkelqim Murrja.

I fundit që do të mbyllte sagën e bashkive pa kryetar ishte kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, i cili u shkarkua nga kryeministri Rama, pasi u arrestua për korrupsion nga SPAK. Vendin e tij e zuri nënkryetarja e bashkisë Eriselda Sefa.

Edhe pse neni 61 i ligjit për vetëqeverisjen vendore e përcakton procedurën që ndiqet pas përfundimit para kohe të mandatit të kryebashkiakut, deri më tani presidenti Ilir Meta nuk ka dekretuar asnjë datë për zgjedhje të pjesshme.

Për rastet e përfundimit të mandatit të kryetarit përpara afatit, këshilli bashkiak njofton Këshillin e Ministrave nëpërmjet prefektit. Në rastet e përfundimit të parakohshëm të mandatit, organizohen zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

MCN kontaktoi dhe institucionin e presidencës, mirëpo ky institucion shmangu një koment në lidhje më këtë çështje, duke thënë se presidenti nuk ka ndryshuar qëndrim sa i takon zgjedhjeve lokale, te cilat ai I ka cilesuar si zgjedhje moniste, për shkak se garuan vetëm kandidatë të PS, pasi opozita nuk u be pjese e procesit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy