Porti turistik, Tomori: Po shkatërrohet aseti më strategjik, do ndryshohen rrugët tregtare

Porti turistik, Tomori: Po shkatërrohet aseti më strategjik, do ndryshohen rrugët tregtare

Gazetari Klodian Tomorri deklaroi në studion e emisionit “ Të Paekspozuarit” se po shkatërrohet aseti më strategjik i vendit me projektin e ri turistik të Portit të Durërsit dhe se ajo që do të ndodhë është që aktiviteti portual i vendit do të kalojë në një port privat.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Tomorri tha se do të ndryshohen rrugët tregtare dhe se shqiptarët do të blejnë mallrat që shkarkohen në Selaknik apo Mal të Zi.

Këtë pasuri po e shkatërron se do ngresh një biznes që s’është as turistik. Edhe projektin aty po e bëjnë kompani shqiptare. Atë projekt aty, duket nga kullat. Problemi mbetet shkatërrimi i portit është një nga asetet, është porti nga kalon pjesën më të madhe të vëllimit të shkëmbimeve tregtare.

Ministrja dhe sekretarja tha që fakti që s'e bëjmë marinën në fazën e parë është se do të duhet të reduktojmë kapacitet e portit. S’dimë sa do reduktohen kapacitetet e portit, çfarë do ndodhë pas 7 viteve. Vitin e kaluar në shtator qeveria ka shpallur garën për garën për projektin e portit në Porto Romano. Kompania holandeze ka bërë një propozim që thuhet që porti i ri do kërkojë 2 milionë euro. Po shkelim një aset. Do ndërtojë private pallate dhe do na duhet 2 milionë euro që do ndërtohen me para publike.

Qeveria tha se na ndotur qytetin, e dyta që ka krijuar trafik për zonën aty, do lehtësojnë trafikun duke ndërtuar 12 mijë kulla. Po shkatërrohet aseti më strategjik, ajo që do ndodhë që aktiviteti portual i vendit do të zhvendoset në një port privat. Rrugët tregtare do të ndryshohen, ne do të blejmë mallrat që shkarkohen në Selanik dhe Mal të Zi dhe kjo është e vështirë. Pse nuk i japin një truall tjetër?  Në 1 viti totali i investimeve është nga 700 milionë deri në 850 milionë euro.  Themi do bëjmë port që kushton 2 miliard euro. Po bëhet një aventurë që e kemi parë rëndom.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy