Pagat e gjyqtarëve/ Shoqata e Prokurorëve: Gjykimi duhet të përfundojë i pandikuar nga çdo presion i jashtëm apo instrumentalizim i opinionit publik

Pagat e gjyqtarëve/ Shoqata e Prokurorëve: Gjykimi duhet të përfundojë i pandikuar nga çdo presion i jashtëm apo instrumentalizim i opinionit publik

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar zyrtarisht lidhur me debatin publik dhe procesin në Gjykatën Kushtetuese mbi pagat e magjistratëve, duke e cilësuar të domosdoshme mbrojtjen e parimeve të shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. 

 

Në deklaratën e saj, shoqata thekson se çdo ndryshim ligjor që sjell ulje pagash dhe regres në standardet e mëparshme përbën cenim të garancive kushtetuese, ndërsa kërkon që vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese të zhvillohet pa presione të jashtme dhe pa instrumentalizim të opinionit publik.

 

Reagimi i plotë:

 

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të zhvillimeve të fundit dhe debatit publik rreth gjykimit kushtetues mbi pagat e magjistratëve, në përmbushje të misionit dhe veprimtarisë së saj, e konsideron të domosdoshme të shprehë një qëndrim zyrtar në funksion të mbrojtjes së parimeve të shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. 

 

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë vlerëson se debatet publike për çështje që lidhen me sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen në mënyrë të përgjegjshme, të balancuar dhe me respekt për rolin kushtetues të magjistratëve. 

 

Çdo formë retorike që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës. 

 

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë i bashkohet qëndrimeve publike dhe kërkimeve të argumentuara tashmë në mënyrë shteruese nga shoqatat e gjyqtarëve përpara Gjykatës Kushtetuese. 

 

Theksojmë se çdo ndryshim ligjor që pas sjell regres në standardet e njohura më parë dhe ulje të pagave të magjistratëve, përbën cenim të garancive kushtetuese. 

 

Në një shtet demokratik dhe të së drejtës, pavarësia e Gjykatës Kushtetuese dhe e sistemit të drejtësisë në tërësi përbën një parim themelor, i cili duhet të respektohet nga të gjithë aktorët institucionalë dhe publikë, veçanërisht në faza të ndjeshme përpara vendimmarrjes. 

 

Në këtë kontekst, gjykimi kushtetues i inicuar nga shoqatat e gjyqtarëve duhet të përfundojë i pandikuar nga çdo presion i jashtëm apo instrumentalizim i opinionit publik. Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë shpreh besimin e saj të plotë në Gjykatën Kushtetuese si autoriteti i vetëm legjitim për të dhënë fjalën përfundimtare në këtë proces, si dhe mbështet çdo përpjekje institucionale dhe civile që synon forcimin e rendit kushtetues, pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe mbrojtjen e standardeve demokratike në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy