Bardhi: Mazhoranca bllokoi pjesëmarrjen e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore, gjithçka është farsë

Bardhi: Mazhoranca bllokoi pjesëmarrjen e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore, gjithçka është farsë

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, në nisje të punës së komisionit për reformën zgjedhore, e cilësoi gjithçka si një farsë të mazhorancës për të bërë sikur kanë ndërmend të bëjnë reformë.

Në një komunikim për mediat pasi mblodhi grupin parlamentar, Bardhi tha se qëllimi i sotëm ishte që tu hidhnin hi syve qytetarëve shqiptare se dëshirojnë reformë zgjedhore.

Nëse do dëshironin do duhet ta kishin mbyllur gjatë këtyre dy viteve.

Sot opozita nuk ka bllokuar komisionin e reformës zgjedhore, është mazhoranca ajo që ka bllokuar pjesëmarrjen e opozitës pasi ka si qëllim të bllokojë reformën zgjedhore.

Rama nuk ka ndërmend të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndaj nuk i do pjesëmarrësit e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore.

Opozita dëshiron të marrë pjesë në komisionin e reformës zgjedhore por nuk po lenjoet.

Me vullnetin e Edi Ramës, e bllokuan punën për komisionin e reformës zgjedhore për dy vite.

Mazhoranca nuk pranon propozimet e opozitës se kush do e përfaqësojë në komisionin e reformës zgjedhore dhe kjo tregon se jemi përpara një farse.

Ne i kemi gati propozimet tona për reformën zgjedhore, por që këto propozime të diskutohen duhet së pari që t'i rikthehet legjitimiteti komisionit të reformës zgjedhore.

Kuvendi duhet të heqë dorë një herë e përgjithmonë nga farsa dy vjeçare e komisionit për reformën zgjedhore.

Reforma zgjedhore nuk është nga ato tema që mund të lihet në harresë dhe nëse opozita nuk do të kishte ngritur zërin, do të ishte një temë e varrosur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy