Kina ka paralajmëruar SHBA-në se është e gatshme për çdo lloj lufte, pasi u kundërpërgjigj ndaj tarifave tregtare në rritje të Presidentit Donald Trump.
Dy ekonomitë kryesore të botës i janë afruar një lufte tregtare pasi Trump vendosi më shumë tarifa për të gjitha mallrat kineze.
Kina u kundërpërgjigj shpejt duke vendosur tarifa 10-15% për produktet bujqësore amerikane.
Ambasada kineze në Uashington, në një postim në X, tha: Nëse lufta është ajo që dëshiron SHBA, qoftë ajo një luftë tarifash, një luftë tregtare apo çdo lloj lufte tjetër, ne jemi gati të luftojmë deri në fund.



