Saga e hakerave të makinës së akullore McDonald’s merr tjetër kthesë

Saga e hakerave të makinës së akullore McDonald’s merr tjetër kthesë

Gjashtë muaj më parë një ‘biznes i vogël i quajtur Kytch paditi Tylor-in, prodhuesin e makinerive të akulloreve të McDonalds, se kishte shitur pajisje të prishura. Për vite Kytch shiti një pajisje të vogël që thuhet se rregullonte makineritë e akulloreve.

Ndërkohë padia e Kytch ka zbuluar një anë tjetër të kësaj historie. Sipas dokumenteve të lëshuara nga gjykata thuhet se drejtuesit e Tylor panë Kytch-in si një kërcënim biznesi dhe punuan për të kopjuar pajisjen e tij.

Për shkak të padisë së ngritur nga Kytch në maj, Taylor është detyruar të paraqesë publikisht më shumë se 800 faqe emaile të ndara brenda kompanisë, ndërsa në to vërehet një “kopjim për pajisjen” e Kytch.

Ato tregojnë se si, në kundërshtim me pretendimet e mëparshme të Taylor, kompania ekzaminoi nga afër dhe u përpoq të imitonte veçori specifike të Kytch. Emailet tregojnë gjithashtu se në disa pika të McDonald's, Taylor u përpoq të parandalonte restorantet të blinin pajisjet e Kytch.

"Ata u përpoqën jo vetëm për të marrë dhe kopjuar pajisjen tonë por u përpoqën të na nxjerrin jashtë biznesit duke na kopjuar pajisjen.”, thotë bashkëthemeluesja e Kytch, Melissa Nelson.

Lufta e cila është ende në zhvillim filloi me Kytch në vitin 2019, e cila ndërtoi dhe shiti një pajisje që mund të përgjonte të dhënat në makineritë e akullores Taylor C602 të përdorura nga ekskluzivitetet e McDonald's. 

Makineritë e akulloreve të McDonald's prishen në afërsisht 10 për qind të restoranteve të tij, bazuar në të dhënat e mbledhura nga shërbimi i gjurmimit të makinerive të akullores McBroken, dhe McDonald's tha për WIRED se diagnostikimi i problemit mund të çojë në rregullimin më të shpejtë të pajisjes.  

Gazeta Wall Street raportoi në shtator se edhe Komisioni Federal i Tregtisë kishte pyetur kohët e fundit McDonald's për dështimin e shpeshtë të makinave të akullores.

Në vjeshtë të 2020 McDonald's iu kërkoi restoranteve të mos e përdornin pajisjen e Kytch duke deklaruar se ajo përbënte një rrezik për sigurinë fizike të makinerive të akulloreve dhe anulonte garancitë e makinerive Taylor dhe kishte akses në "të dhënat e makinerisë".

“Mesazhi i dërguar nga McDonald’s rekomandonte përmirësimin në një pajisje të re, të lidhur e quajtur “Taylor Shake Sundae Connectivity”. Ajo makineri e gjeneratës së ardhshme nuk ka dalë ende në treg ndërsa është ende në testim”.

Pas kësaj Kytch reagoi duke e quajtur mesazhin e McDonald's si "shpifës", duke pretenduar se ai shkatërroi biznesin.

Kytch u përgjigj duke paditur Taylor në maj, si dhe një shpërndarës të Taylor të quajtur TFG dhe një ekskluzivitet të McDonald's me emrin Tyler Gamble, i cili dyshohet se i kishte dhënë Taylor dhe TFG akses në pajisjen e Kytch. 

Padia pretendonte se duke vepruar kështu, Gamble kishte shkelur kontratën e Kytch dhe se Taylor kishte përvetësuar sekretet e tij tregtare. Bashkëthemeluesit e Kytch i thanë WIRED pranverën e kaluar se ata besonin se Taylor kishte arritur aq larg sa të punësonte një firmë private hetuese për të provuar të blinte në mënyrë të fshehtë një pajisje Kytch në përpjekje për ta analizuar dhe kopjuar atë.

Tani dokumentet e zbuluara nga padia e Kytch duket se konfirmojnë përpjekjet e Taylor për të kopjuar pajisjet e Kytch, duke kundërshtuar një deklaratë në mars që pretendonte se "Taylor nuk ka imituar pajisjen e Kytch dhe nuk do të kishte dëshirë ta bënte këtë." 

Dokumentet tregojnë se në një email të majit 2019, nënkryetari i inxhinierisë së Taylor, Jim Minard - që kur u promovua në shef operativ - i kërkoi një punonjësi tjetër të Taylor që "ju lutemi të blini një pajisje [Kytch] dhe të më jepni një vlerësim me shkrim për harduerin dhe softuerin". 

Dokumentet e gjykatës tregojnë emailet e mëvonshme nga pranvera dhe vera e vitit 2020, në të cilat drejtuesit e Taylor përshkruajnë në mënyrë specifike veçoritë e Kytch.

Në një deklaratë të paraqitur në padi muajin e kaluar nga ekzekutivi i Taylor Scott Nicholas thuhet se teknologjia e vetë Taylor për lidhjen e makinerive të saj të akullores me internetin dhe monitorimin nga distanca të përbërësve të tyre nuk mund të bashkëngjitet në të njëjtën kohë me një pajisje Kytch. 

Në një dosje ligjore, Kytch argumenton se kjo do të thotë se Taylor e kopjoi metodën e Kytch.

Kur ËIRED kontaktoi me Taylor për koment, kompania tha se nuk i ka vjedhur sekretet tregtare të Kytch. Avokatët e kompanisë theksojnë se për vite me radhë Kytch tregtoi shumë pajisje që tani pretendon se i kanë vjedhur sekretet tregtare nga “Taylor”.  

Në dosjen më të fundit të Taylor, thuhet se kompania u përpoq të ndërtonte një makineri akulloreje të lidhur me internet. Taylor në fakt e kishte krijuar produktin para disa vitesh, para se të mësonte për Kytch, shkruan ai, dhe kishte planifikuar të integronte veçoritë e monitorimit në distancë në një panel dixhital për makinat e tij të quajtur ATLAS. Më tej ai thotë se në vitin 2019 Taylor zgjodhi që të fillonte nga e para, duke krijuar Taylor Shake Sundae Connectivity në partneritet me Poëerhouse Dynamics, një filial i kompanisë mëmë Taylor Middleby. 

Ky bashkëpunim u vonua nga pandemia Covid-19 dhe - pasi makinat e reja u lansuan për prova në 30 McDonald's në të gjithë vendin në tetor 2020 – u shty sërish nga vetë McDonald.

Kytch thekson se edhe partneriteti i Taylor me Powerhouse Dynamics për të ndërtuar një makinë të re akulloreje të lidhur me internetin ishte, të paktën pjesërisht, një përgjigje ndaj tërheqjes së Kytch me klientët e saj. 

"Kjo është një mundësi e përkryer që PHD të punojë me Taylor përmes Open Kitchen për të shmangur këtë kërcënim," shkroi James Pool, një ekzekutiv i Middleby, në një email të shkurtit 2020, duke përdorur një shkurtim për Powerhouse Dynamics.

Ndërsa paralajmëroi restorantet që të mos përdorin Kytch, McDonald's tha se makina e akullores Taylor Shake Sundae Connectivity do të jetë gati deri në tremujorin e parë të këtij viti. Por një pronar i McDonald's dhe I njohur me pseudonim McD Truth thotë për ËIRED se ata ende nuk kanë parë një të tillë.

 "Asnjë teknologji e tillë nuk është shfaqur apo paraqitur tek ne," shkruan McD Truth.

Në dosjet gjyqësore, themeluesit e Kytch tregojnë gjithashtu se McDonald's, jo Taylor, mund të ketë nxitur përpjekjet për të kopjuar një pajisje Kytch. Në një email të shkurtit 2020, presidenti i Taylor Jeremy Dobrowolski shkroi se "McDonald's është shumë i nxehur për këtë", duke iu referuar përdorimit në rritje të Kytch në restorantet e McDonald's. 

Një ekzekutiv i McDonald's mbajti më vonë një konferencë në qershor të 2020 për të folur mbi veçoritë e një pajisjeje Kytch që një shpërndarës Taylor kishte marrë.

Përpara se McDonald's t'u dërgonte mesazhin restoranteve për përdorimin e pajisjeve Kytch, një prej pronarëve të McDonald's i dërgoi gjithashtu një draft Taylor-it për miratim. 

"Jam pak i tronditur që ata janë të gatshëm të marrin një pozicion kaq të fortë," komentoi ekzekutivi i Taylor Scott Nicholas në një email.

Kur ËIRED pyeti McDonald's për ato emaile, një zëdhënës i kompanisë u përgjigj në një deklaratë: "Asgjë nuk është më e rëndësishme për ne sesa cilësia dhe siguria e ushqimit, prandaj të gjitha pajisjet në restorantet e McDonald's kontrollohen plotësisht përpara se të miratohen për përdorim. Pasi mësuam se pajisja e pa miratuar e Kytch ishte duke u testuar nga disa prej restoranteve tanë, ne mbajtëm një konferencë për të kuptuar më mirë se çfarë ishte dhe më pas komunikuam një shqetësim të mundshëm sigurie te pikat tona. Nuk ka asnjë komplot këtu - McDonald's nuk ka tentuar kurrë të kopjojë ose vjedhë teknologjinë e Kytch's.

Kytch argumenton se Taylor nuk e ka lëshuar makinën e saj të akullores të lidhur me internetin për shkak të një motivi të fshehtë.

Kytch argumentoi në ankesën e saj fillestare ligjore se kompania nuk e kopjoi me të vërtetë pajisjen e Kytch për t'u përpjekur të rregullonte makineritë e akullores McDonald's, por thjesht për të pasur një produkt konkurrues që mund t'u tregohej McDonald's—dhe pikave të McDonald's—për të parandaluar Kytch nga rregullimi I makinerive. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy