Pajisje për sigurinë shëndetësore nga BE/ Basha: Mirënjohës për solidaritetin

Pajisje për sigurinë shëndetësore nga BE/ Basha: Mirënjohës për solidaritetin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka falenderuar Bashkimin Europian për ndihmën dhe solidaritetin ndaj Shqipërisë.

Mirënjohje Bashkimit Europian për solidaritetin, u shpreh sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një reagimi për mediat, ku ka shprehur vlerësimin e tij për vendimin e marrë nga BE, që i jep mundësi Shqipërisë të sigurojë pajisje shëndetësore.

Kreu i Partisë Demokrate, duke rishpërndarë mesazhin e Ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, shprehet se vendi ynë ka nevojë për ndihmë për të mbrojtur ekipet shëndetësore dhe për sigurinë e njerëzve.

“Mirënjohje për ndihmën e vazhdueshme që vjen nga #EU dhe solidaritetin në përballjen me COVID19. Shqipëria ka shumë nevojë për ndihmë për të mbrojtur ekipet shëndetësore dhe për sigurinë e njerëzve”,- theksoi Basha.

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca lajmëroi sot vendimin e BE që i mundëson Shqipërisë të sigurojë pajisje për sigurinë shëndetësore nga vendet e Bashkimit Europian që hyn në fuqi në datën 26 prill. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy