PD depoziton në Kuvend kërkesën për komisionin e reformës zgjedhore, Basha: Hapi i parë për reformën politike (FOTO)

PD depoziton në Kuvend kërkesën për komisionin e reformës zgjedhore, Basha: Hapi i parë për reformën politike (FOTO)

Partia Demokratike ka nisur aksionin e saj politik për reformën zgjedhore. Kreu i PD-së, Basha, u shpreh sot paradite se pa reformimin e sistemit politikë, asgjë nuk mund të ndryshojë në Shqipëri.

“PD ka nisur sot përpjekjen e saj për reformimin e sistemit politik në vend. Shqipëria nuk mund dhe nuk do të ndryshojë pa ndryshuar politika. Politika është burimi i gjithë të këqijave në vend ndaj reforma politike është përparësia kryesore. Shqipëria meriton dhe duhet të ketë demokraci të vërtetë, meriton dhe duhet të ketë një qeveri që u shërben njerëzve, meriton dhe duhet të ketë luftë pa kompromis kundër drogës dhe krimit dhe zgjedhje të ndershme. Hapi i parë për reformën politike është reforma zgjedhore, e cila do bëjë të mundur dhënien fund njëherë e përgjithmonë të historisë sëmanipulimit dhe shkatërrimit të zgjedhjeve në Shqipëri.Sa kohë që qeveria nuk vjen nga vota e ndershme e qytetarëve por vjen nga paratë e drogës, dhuna e kriminelëve dhe interesat e oligarkëve nuk do t’ju shërbejë njerëzve por këtyre grupeve, Parësore është nisja pa vonesë e reformës zgjedhore”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy