
Pas deklaratës së kryedemokratit Sali Berisha se kur PD të vijë në pushtet SPAK-u do shkrihet, një reagim mbi Prokurorinë e Posaçme ka ardhur edhe nga kryeministri Rama.
Në rubrikën “Sy më Sy” Rama thotë se “s’kanë për të marrë votën dhe SPAKU-t s’kanë çfarë i bëjnë fare”.
Nga ana tjetër thotë Rama PS është për pavarësi, profesionalizëm dhe garanci kushtetuese e ligjore për çdokënd që hetohet e gjykohet.
“Ata qe duan ta kthejnë përmbys reformën janë ende mes nesh, përballe nesh, me përbetimin publik se ne 11 maj po u dhatë votën do reagojnë duke e shkrire fare SPAK-un. Natyrisht, s’kanë për të marrë votën dhe SPAKU-t s’kanë çfarë i bëjnë fare.
Nga ana tjetër, ne mbetemi te palëkundur ne mbështetje të drejtësisë së re dhe reagimi ynë është drejtësia te bëjë punën e vet ne pavarësi të plote dhe ne nuk bëjmë avokatinë e asnjë individi, për rastin e vet konkret, por ama tani ka ardhur koha të ngremë zërin për standardet demokratike te proceseve.
Sepse pavarësia e drejtësisë shqiptare u arrit. Për herë të parë në histori, ndërsa drejtësia europiane që duam për Shqipërinë 2030 është një drejtësi, ku pavarësia nuk mundet kurrsesi të kthehet në asnjë rast në shqelm ndaj standardeve demokratike, lirive e te drejtave te çdo individi.
Pavarësi, profesionalizëm dhe garanci kushtetuese e ligjore për çdokënd që hetohet e gjykohet, po kurrsesi nuk duhet të poshtërohet në pazar e të merret peng pa gjyq dhe të tërhiqet zvarrë nëpër kanalet e lumit mediatik dhe politik me nxitje dhe ushqim nga brenda burimeve të drejtësisë”.



