Dita e sotme ka shënuar një rekord në numrin e rasteve të reja. Në 24 orë, në Shqipëri janë shënuar 161 raste të reja nga 875 testime të kryera. Gjatë kësaj kohe janë shëruar 97 pacientë, ndërsa tre të tjerë kanë humbur jetën. Një 80 vjeçar nga Shkodra, një 82 vjeçar dhe një 90 vjeçar nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit.
Sipas ISHP-së, në dy javët e fundit ka një ulje të lehtë të incidencës, por gjërat mund të ndryshojnë me rihapjen e shkollave. Nga të dhënat epidemiologjike, incidenca e dy javëve të fundit është 62.9 raste/ 100,000 banorë.
“Krahasuar me incidencën 2 javore të javëve pararendëse ka një ulje të lehtë, por ky është një moment i rëndësishëm për të kujtuar rëndësinë e respektimit të rregullave pasi hapja e shkolla mund të ketë impakt në situatën epidemiologjike”, thuhet në njoftim.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore:
54 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 13 raste në Korçë,
11 raste në Kukës, 10 raste në Durrës, Lezhë,
9 raste në Krujë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Kamëz,
nga 3 raste në Shkodër, Devoll, Kavajë, Vlorë, 2 raste në Gramsh,
nga 1 rast në Has, Lushnje, Pukë, Mirditë, Berat, Librazhd, Përmet, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.



