
Analisti Denis Dyrnjaja tha në studion e MCN Live se në dosjen e Veliaj bie në sy ndër të tjera, që të implikuar në afera korruptive janë dhe 7 biznesmenë të njohur në Shqipëri që vijojnë të marrin leje ndërtimi (siç është rasti i Fatmir Bektashit) edhe pse janë nën akuzë nga SPAK.
Më tej, Dyrnjaja tha se biznesmeni Gentian Sula, pronari i Intersig i përfolur për çështjen e një vlere prej 100 mijë dollarësh të lidhura me bashkëshorten e Veliajt ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe se emri i tij tashmë nuk përmendet askund,
Vë re, ishin 28 persona të implikuar, mes tyre 7 janë biznesmenë. Biznesmenë me shumë peshë në publik, të implikuar në afera korruptive për llogari të kryebashkiakut Veliaj dhe prokuroria pretendon se i ka të faktuara këto afera të këtyre biznesmenëve për llogari të Veliajt dhe bashkëshortes së tij. Ndërmjet tyre më shumë në sy bie Gentian Sula, ndërtuesi, se është dhe Gentian Sula pronari i Intersig që me shumë zgjuarsi, mesa duket me një bashkëpunim të mirëfilltë, ka ditur të veprojë ndryshe nga biznesmenët e tjerë, ka bashkëpunuar me prokurorinë dhe në mënyrë shumë të zgjuar ka arritur të dalë nga çështja fakti që nuk përmendet, nuk është vënë në akuzë dhe ishte shumë i përfolur për çështjen e një vlere prej 100 mijë dollarësh për llogari të justifikuar të Ajola Xoxës ka arritur ta mbyllë çështjen me drejtësinë. Kjo është zgjedhje e rafinuar, por dhe një sjellje preferenciale e drejtësisë kur dikush bashkëpunon, mesa duket deponimet që ka dhënë Gentian Sula jo ndërtuesi, por Sula sipërmarrësi i Intersig ka arritur të gjejë rrugën e nevojshme të bashkëpunimit për të bërë by pass dhe për t’iu shmangur rrugës ligjore. Gjë që nuk e ka bërë fjala vjen i gjithë grupi tjetër i biznesmenëve që kanë tentuar të mashtrojnë drejtësinë, duke nisur që nga Gentian Sula ndërtuesi.
Duke vijuar me Fatmir Bektashin që ishte shumë i befasuar dhe i kishte thënë dhe prokurorëve keni arritur të vërtetoni dhe një lloj axhende, për një lloj ekskursioni për njerëzit e bashkisë që ai kishte garantuar pas një leje të marrë. Ishte shumë i çuditur Bektashi. Çuditem si ai çuditet pas gjithë atij ekspozimi të madh që ai ka qoftë me qeverisjen e djathtë dhe atë të majtën. Duke vijuar të marrë leje dhe sot. Ajo që është më paradoksale është që Fatmir Bektashi është sipërmarrës ndërtimi vijon dhe merr leje dhe sot edhe pse është nën akuzë në SPAK ndërkohë që ligji parashikon që njerëzit që janë në hetim dhe kanë çështje të dyshimta nuk mund të marrin leje.



