
Refugjatët ukrainas që janë larguar nga vendi i tyre që nga fillimi i agresionit rus kanë tejkaluar 4.4 milionë.
Një shifër e tillë u njoftua këtë të shtunë nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët.
Nga 24 shkurti, gjithsej janë larguar nga Ukraina, 4.441.663 qytetarë, ose 59.347 më shumë se dje. Europa nuk ka parë një fluks të tillë refugjatësh që nga Lufta e Dytë Botërore.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të OKB-së për Migracionin, janë rreth 210.000 qytetarë jo ukrainas të larguar gjithashtu nga vendi, qysh nga nisja e luftës.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë gjithashtu se në Ukrainë ka 7.1 milionë persona të zhvendosur brenda vendit.



